Alimadhi Architecture and Real Estate Studio and Associates

Alimadhi Architecture and Real Estate Studio & Associates në Forumin e Investimeve EU6WB – Një hap më pranë partneriteteve strategjike në arkitekturë dhe energji

Në 13-14 Tetor 2025, në zemër të Tiranës, u mbajt Forumi i Investimeve EU6WB (European Union – Western Balkans), një ngjarje me peshë që bashkoi liderë nga sektori publik dhe privat, përfaqësues të institucioneve evropiane, investitorë dhe profesionistë nga i gjithë rajoni.

Alimadhi Architecture and Real Estate Studio & Associates, pati kënaqësinë të marri pjesë aktivisht në këtë forum – një platformë e shkëlqyer për të ndarë vizionin tonë mbi zhvillimin urban dhe për të eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha kyçe si arkitektura, real estate dhe energjia e qëndrueshme.

Gjatë dy ditëve të mbarëvajtjes së Forumit, u zhvilluan një sërë takimesh frytdhënëse me kompani evropiane dhe rajonale që operojnë në sektorët e energjisë dhe ndërtimit inovativ, përfshirë edhe takime të posaçme me përfaqësues të organizmave qeveritare AIDA (Albanian Investment Development Agency), bizneseve SEGE Kosovo, Aquatiq, Rotte Group apo organizatave si NAREA (National Association of Real Estate Advisors).
Bisedat u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndërthurin arkitekturën moderne me teknologjitë e gjelbra – një drejtim që përputhet plotësisht me filozofinë tonë të projektimit dhe zhvillimit urban. E ardhmja ndërtohet bashkë.

Jemi të motivuar nga interesi dhe vëmendja që po marrin projektet e qëndrueshme, dhe do të vijojmë të përfaqësojmë studion tonë me profesionalizëm dhe vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi për zhvillim afatgjatë.

Alimadhi Architecture and Real Estate Studio & Associates mbetet e angazhuar për të sjellë ide që transformojnë hapësirat urbane, duke i dhënë prioritet inovacionit, funksionalitetit dhe impaktit pozitiv në komunitet.

Pjesëmarrja në forume të këtij niveli është një tjetër hap drejt objektivave tona për të sjellë në Shqipëri dhe rajon standardet më të avancuara në arkitekturë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Search

Discover more from AARE-SA.COM

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading