Alimadhi Architecture and Real Estate Studio and Associates

Në Zemër të Energjisë së Re, Alimadhi Studio në ECGE 2025

ECGE 2025 (c) AARE-SA

Në datat 29–30 tetor 2025, Alimadhi Architecture and Real Estate Studio & Associates mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Energy, Construction & Green Economy 2025 (ECGE), mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Këtë vit, panairi nuk ishte thjesht një ekspozim teknologjish apo produktesh, ishte një hapësirë mendimesh dhe bashkëbisedimesh ku energjia, ndërtimi dhe ekologjia takoheshin në një dialog të përbashkët mbi të ardhmen e qyteteve tona.

ECGE 2025 (c) AARE-SA

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, ekipi ynë zhvilloi takime B2B me përfaqësues të kompanive nga Polonia, Çekia, Bullgaria, Gjermania dhe Shqipëria, duke eksploruar mënyra konkrete bashkëpunimi në fushat e energjisë fotovoltaike, ndërtimit efikas dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban. Çdo takim ishte një mundësi për të parë ndryshe, për të gjetur pika takimi mes arkitekturës dhe teknologjisë që prodhon dritë, jo vetëm energji.

ECGE 2025 (c) AARE-SA

Pjesëmarrja jonë u realizua në bashkëpunim me partnerët tanë REEN MT Project dhe MEBA Project nga Turqia, kompani që asistojnë investitorë të huaj në zhvillimin e projekteve të energjisë. Ky partneritet është frymëzimi ynë për të sjellë të njëjtin model bashkëpunimi dhe vizion zhvillimi edhe në Shqipëri, duke krijuar një urë mes arkitekturës, investimeve të qëndrueshme dhe prodhimit të energjisë së pastër.

ECGE 2025 (c) AARE-SA

Për Alimadhi Studio, ECGE 2025 ishte një përvojë që tejkalon formatin klasik të panairit, një platformë që rikujtoi se arkitektura e së ardhmes ndërtohet duke dëgjuar, duke bashkëpunuar dhe duke parë më tej materialit e strukturës.

Search

Discover more from AARE-SA.COM

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading